Serbët e Bosnjës nderuan së fundmi presidentin rus Vladimir Putin me një dekoratë shtetërore, të cilën e dërguan në Moskë, duke zemëruar komunitetin ndërkombëtar. Bashkimi Evropian reagoi ashpër duke kritikuar vendimin e Republikës Sërpska të Bosnje e Hercegovinës dhe autoriteteve të saj për t'i dhënë presidentit Putin ‘Urdhrin e Republikës Sërpska’.