Vendosja e barrikadave në veri të Kosovës nga ana e bandave kriminale serbe nuk është diçka e re. Një metodë të tillë ishte përdorur në shumicën e vendeve të ish-Jugosllavisë, kur kishin luftuar kundër kroatëve dhe boshnjakëve. Gjatë 17 gushtit të vitit 1990, serbët e Kroacisë patën bllokuar rrugët përreth qytetit Kninit, duke vendosur mjete të rënda transportuese por edhe zhavorr e drunj, në atë që quhej si “revolucioni i drunjve”, transmeton Telegrafi.