Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti priti në një takim dy senatorët amerikanë, Chris Murphy dhe Gary Peters, ku diskutuan për marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve, që sa vjen e forcohen. Një vend të veçantë në takim zunë edhe negociatat për marrëveshjen me Serbinë, teksa pas takimit, kryeministri i Kosovës, Kurti u shpreh se duhet zbatim I shpejtë dhe pa kushtëzime i atyre pikave të dakordësuara me negociatorët e Bashkimit Europian.