Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi përfundoi trajtimin mjekësor në Klinikën Urologjike dhe është kthyer në shtëpinë e tij. Pas shqetësimeve të para, presidenti Thaçi sot në mëngjes kishte shkuar në Emergjencën e QKUK-së dhe me rekomandimin e personelit mjekësor profesional ishte drejtuar në Klinikën e Urologjisë, ku i ka bërë analizat dhe ka marrë trajtimin për dhimbjet që shkaktojnë gurët në veshkë.