Pasuri me vlerë rreth 12 milionë euro u sekuestruan në Sarandë pasi dyshohet se kanë si burim të ardhurat nga aktiviteti kriminal. Pasuritë janë në emër të Kristi Qiricit alias Jetmir Hoxha 43-vjeç dhe Adriatik Kalemit 53-vjeç. Konkretisht u vendosnë nën sekuestro një Hotel 6-katësh, me 37 dhoma, sipërfaqe ndërtimi 248 m² për kat + garazh 440 m² dhe një hotel tjetër 4-katësh, me 15 dhoma + lokal, të dy në Sarandë në pronësi të Kristi Qiricit.