Prokuroria e Tiranës kërkoi zyrtarisht sekuestrimin e të dhënave dhe faqeve online të hakerave iranianë, ku prej ditësh tashmë vijon publikimi i të dhënave sensitive të qytetarëve shqiptarë dhe disa institucioneve shtetërore. Teksa publikimi i të dhënave të përftuara nga sulmet kibernetike vijon të cënojë sigurinë kombëtare, Prokuroria e Tiranës ka dërguar një kërkesë zyrtare për ndihmë juridike nga Britania e Madhe, Rusia dhe Kina.