Refugjatët shqiptarë kanë futur në grindje të vazhdueshme politikën britanike, mes shqetësimeve për kushtet me të cilat përballen emigrantët në qendrat britanike. Sekretarja e Brendshme, Suella Braverman është një nga zërat që ka shigjetuar më së shumti shqiptarët. Në përgjigje të pyetjeve para parlamentit, Braverman tha se duhet përshpejtuar procesi i shqyrtimit dhe të realizohet largimi i shtetasve shqiptarë. Ajo thumboi partine Laburiste për të cilët tha se nëse do të ishin në pushtet, atëherë çdo kriminel shqiptar do te futej në Angli.