Sekretariati i Etikës dhe Rregullores në Kuvendin e Shqipërisë ka vendosur të përjashtojë nga Kuvendi për 10 ditë, 4 nga 6 deputetët ndaj të cilëve u kërkua masë disiplinore nga deputetët socialistë. Kësisoj, Sekretariati i Etikës ka vendosur të përjashtojë për 10 ditë nga punimet e Kuvendit deputetët, Flamur Noka, Gazment Bardhi, Bledion Nallbati dhe Flamur Hoxha. Ndërkohë nuk është marrë masë ndaj deputeteve Sorina Koti dhe Albana Vokshi.