Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko u takua me delegacionin e Fondit Monetar Ndërkombëtar, ku u bë prezantimi i Përfaqësuesit të ri Rezident Rajonal për Ballkanin Perëndimor të FMN-së, Sebastian Sosa, i cili do të zëvendësojë në këtë detyrë Stephanie Eble, pas përfundimit të mandatit të saj.