Trupat komando të Shteteve të bashkuara të amerikës në Korenë e Jugut po stërviten dhe po përgatiten për kërcënime të papritura në një kohë kur krizat globale janë më të ndërlidhura se kurrë, tha komandanti i tyre gjatë një stërvitjeje këtë javë. "Asgjë në historinë e Shteteve të Bashkuara nuk duhet të na japë besimin e gabuar se gjithnjë e dimë nga vjen kërcënimi i radhës," thotë gjeneral brigade Derek Lipson i Komandës së Operacioneve Speciale në një intervistë në margjinat e stërvitjeve të përbashkëta.