Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç, ka deklaruar se për të ishte “e qartë që në fillim” se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk dëshiron “asnjë marrëveshje” për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. “U jam mirënjohës njerëzve në Bashkimin Evropian që e bënë të qartë se kush është përgjegjës”, tha Vuçiç.