Gjermania vijon të jetë një nga shtetet më në favor të Ukrainës, teksa së fundmi kandelari gjerman bëri sërish thirrje për vazhdimin e mbështetjes perëndimore për Ukrainën. Ai theksoi se vendi I tij do të vazhdojë të mbështesë Kievin. Deklarata e Scholz u bë në një mbledhje të socialdemokratëve europianë në Bukuresht, ku theksoi se mënyra më e mirë për të mos lejuar një përshkallëzim të mundshëm, duke përfshirë edhe një konflikt midis Rusisë dhe NATO-s, ishte parandalimi.