Kancelari gjerman Olaf Scholz dënoi të shtunën sulmin terrorist të ndodhur në tregun e Krishtlindjes në qytetin lindor të Magdeburgut. Ai e quajti "të tmerrshëm, e të çmendur" përlasjen me makinë të qindra njerëzve, ku të paktën pesë prej tyre humbën jetën dhe më shumë se 200 të tjerë u plagosën.