Prej ditësh, ishulli i Sazanit është pushtuar nga flakët. Sipërfaqe të mëdha pishash shekullore janë shkrumbuar. Situata vijon të jetë shqetësuese pasi problem më i madh janë municionet ushtarake që ndodhen pranë vatrës së zjarrit. Për të shuar flakët në terren janë në një operacion forcat e armatosura, të cilët kanë ndërhyrë në disa vatra, por pa mundur të neutralizojnë vatrat e zjarrit. Ndërkohë ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, këtë të hënë ka reaguar lidhur me situatën në Sazan, teksa e konsideron situatën si kritike