Ledri Vula ka pushtuar mediat roze. Jo vetem fae bashkepunimit me te fundit me Capital T per kengen "DMP", por dhe per nje tjeter fakt . E dashura e tij Sara dhe Ledri, duket se se shpejti , do te behen prinder . Burime të afërta të çiftit kanë treguar se bukuroshja është në muajt e parë të pritjes se embel e madje është zbuluar edhe gjinia e fëmijës. Thuhet se dyshja do të bëhet me vajzë, mirëpo ende nuk është konfirmuar asgjë. Megjithatë, duket se partnerja e reperit i ka dhënë vetë “provat” se është në pritje të embël përmes një fotoje të publikuar në Instastory. Sara shfaqet me një grup miqsh në Prishtinë, e ajo që vihet re është barku i saj i rrumbullakusor, çka shton dyshimet se lajmet për shtatzëninë janë të vërteta.