Sara Hoxhën, që deri më tani të gjithë e njihnim si partneren e reperit Ledri Vula, do ta mbajmë mend gjithashtu edhe si konkurrenten e “Dancing With the Stars”. Blogerja është një ndër “yjet” e spektaklit të kërcimit, ku duket se që në fillim ka rrëmbyer zemrat e publikut dhe jo vetëm. Përkrahësit më të flaktë të Sarës, janë familja e saj dhe sidomos Poem. Ndonëse shumë e vogël nuk e ndjek dot mamin në skenë, asaj duket se nga shtëpia nuk i shpëton asnjë puntatë e “Dancing With The Stars”.