Shqipëria i është bashkuar vendeve të Bashkimit Europian në sanksionet e vendosur ndaj Rusisë, pas agresionit mbi Ukrainën. Këto sanksione janë të karakterit politik, teknologjik, sportiv e mbi të gjitha ekonomik, çka do të ndikojnë edhe në ekonominë e gjithsecilit prej shteteve. Kjo luftë pritet të shkaktojë një krizë në mbarë botën, ku e prekur është edhe Shqipëria, pasi Rusia rezulton prodhuesi kryesor i gazit.