Sanksionet e Bashkimit Evropian dhe zbehja e raporteve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ndikuar në dëmtimin e ekonomisë së Kosovës. Kështu vlerëson kryetari i Odës Ekonomike, Lulzim Rafuna, i cili i bën thirrje Qeverisë së Kosovës të punojë në këtë drejtim, dhe të koordinohet me aleatët ndërkombëtarë për çdo vendim që merr.