Uashingtoni vendosi një raund të ri sanksionesh që kanë në shënjestër elitat e lidhura me Kremlinin për rolin e tyre në mbështetjen e luftës së presidentit rus Vladimir Putin kundër Ukrainës. “Ndërsa njerëzit e pafajshëm vuajnë nga lufta agresive e paligjshme e Rusisë, aleatët e Putinit janë pasuruar dhe po financojnë një stil jetese të pasur”, tha në një deklaratë Sekretarja e Thesarit, Janet Yellen.