Rrethi i njerëzve të ngusht të Pedor Sanches, kryeministrit spanjoll me shtatë jetë, pasi në pushtet u ka mbijetuar deri më tani skandaleve korruptive që kanë shpërthyer në partinë dhe qeverinë që drejton, po ngushtohet. Të hënën, një prej bashkëpunëtorëve të tij më të ngushtë në Qeveri dha dorëheqjen, teksa ndodhet në paraburgim me akuzën e korrupsionit pas një urdhri të Gjykatës së Lartë.