Ditë e konsideruar ‘historike’ nga dy protagonistët Rama e Meloni ishte mbledhja e parë ndërqeveritare e mbajtur në Romë, ku u hodhën firmat për 16 marrëveshje dhe u përcollën mesazhe të vëllazërisë mes dy vendeve. Për Ramën, qershia mbi tortë do të ishte kryesimi i këshillit europian nga Giorgia Meloni në vitin 2028, moment kur është zotuar të anëtarësojë Shqipërinë në union. Ndërkohë, e pyetur për qëndrimin e saj në rast mosdakordësish mes Shqipërisë dhe Greqisë, Meloni dha këtë koment.