Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri Josep Borrell theksoi faktin se anëtarët e Bashkimit Evropian janë të angazhuar për paqe në Ballkanin Perëndimor. Këtë deklaratë Borrel e bëri pas takimit me ministrat e jashtëm të NATO-s të martën në Bruksel. Në një video në rrjetin social X, Borrel tha se KFOR-i dhe EULEX-it do të vazhdojnë bashkëpunimin me qëllim të sigurimit të stabilitetit në veri të Kosovës.