Dita kur Tirana pret për herë të parë samitin e Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor, është caktuar ditë pushimi zyrtar nga qeveria. Për t’ju përmbajtur masave strikte dhe perimetrit të sigurisë të caktuar policia, kabineti qeveritar vendosi që 6 dhjetori të jetë pushim për administratën publike dhe institucionet arsimore në kryeqytet.