Pas triumfit e qendrës së Djathtë, të përbërë nga “Vëllezërit e Italisë”, “Liga” dhe “Forca Italia” në zgjedhjet e përgjithshme në Itali, Giorgia Meloni, është vënë në lëvizje për të krijuar qeverinë e re. Fillimisht, liderja e ekstremit të djathtë ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin në largim, Mario Draghi. Referuar burimeve të cituara nga mediat fqinje, Meloni i ka bërë të qartë Draghit se nuk do jetë më pjesë në qeverinë e re.