Ish-deputeti I Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka këarkuar lirim të parakohshëm nga burgu. Salianji, i cili po kryen dënimin në burgun e Fierit, mësohet se ka bërë kërkesë për lirim të parakohshëm në Gjykatën e Fierit, teksa ka kryer 2/3 e dënimit. E njëjta rrugë u ndoq më herët edhe nga kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, i cili nuk arriti të betohej në këtë detyrë, Fredi Beleri, kërkesë që më pas u pranua nga Gjykata, e ky i fundit u votëbesua si eurodeputet në Parlamentin Europian, nga Greqia.