Foltorja e organizuar nga Ervin Salianji me demokratët e Elbasanit të martën, ishte tejkalim i vijës së kuqe të vendosur nga Sali Berisha dhe kryedemokrati paralajmëroi në konferencën për shtyp të kësaj të mërkure përjashtimin e tij nga partia. Berisha akuzoi se takimi është organizuar në prapavijë nga Suel Çela dhe drejtoi gishtin drejt Salianjit se po bashkëpunon me kriminelët.