Ish deputeti Ervin Salianji i është drejtuar me një ankimim Gjykatës Kushtetuese, ku i kërkon që të shfuqizojë të gjitha vendimet e gjykatave të tjera të drejtësisë shqiptare, që e gjetën fajtor për kallëzim të rremë dhe e dënuan me një vit burg. Ankimimi me pretendimet se vendimet janë të papajtueshme me Kushtetutën janë regjistruar në regjistrin e gjykatës më datë 5 nëntor, ku relatore është caktuar gjyqtarja kushtetuese, Marjana Semini.