Kryebashkiakja aktuale e Durrësit, Emiriana Sako ishte nw nwj takim me banorë të Romanatit, pjesë e njësisë administrative Rrashbull, ku kërkoi votën për numrin dy dhe Partinë Socialiste. Ajo tha se nga qeverisja lokale e Partisë Demokratike, vite më parë u trashëguan borxhe të prapambetura të cilat jo vetëm u shlyen nga të majtët, por gjithashtu bashkitë e vendit arritën të finalizonin edhe investime të rëndësishme.