Vendimi për masën e arrestit të Sali Berishës u shty sërish, këtë herë për ditën e shtunë në mesditë. Arsyeja e shtyrjes lidhet me marrjen në shqyrtim nga ana e gjykatës të kërkesës së avokatëve të Berishës për komunikimin audio të seancave të zhvilluara me gjyqtaren Irena Gjoka, por edhe me gjyqtarët e tjerë që kanë shqyrtuar kërkesat e tyre për përjashtimin e Gjokës.