SPAK ka mbyllur hetimet dhe i ka komunikuar akuzën ish-kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjicit. Bëhet me dije se ish kryebashkiaku është marrë i pandehur nën akuzën për korrupsion pasiv. Ndërkohë të njëjten vepër penale, SPAK i ka komunikuar edhe Alma Kaçit, vajzës në videon intime me Gjicin, e cila u publikua pak muaj më parë. Fillimisht ndaj tij nisi hetimi për akuzën e shpërdorimit të detyrës, ndërsa pas publikimit të pjesës së dytë të videos, ku Alma Kaçi, i kërkonte Gjicit një tender për shoqatën e saj të qenve, SPAK nisi hetimet për korrupsion.