Rusia nisi pushtimin mbi Ukrainë prej më shumë se një viti, teksa kjo luftë po hyn tashmë në histori edhe si “masakra më e madhe e tankeve”, që Europa ka parë që prej Luftës së Dytë Botërore. “Blitz”-i i pamatur dhe i pasuksesshëm i Kremlinit në Kiev rezultoi në humbjen e mbi 1000 tankeve, brenda pak javëve të para të luftës, teksa deri tani, mendohet që Rusia të ketë lënë në fushë-betejë rreth 1800 tanke të llojeve të ndryshme.