Kryeministri Edi Rama u pyet nga ndjekësit se pse nuk pranon ftesën për debat publik me kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha. Rama tha se nuk ka opozitë që të zhvillojë debat, teksa shtoi se ai është përditë i angazhuar në debate me qytetarët. Kreu i PS foli edhe për kritikat për mungesë programi qeverisës.