Rusia vijon rekrutimet e të rinjve për t’i çuar në frontin e luftës në Ukrainë, pavarësisht se thirrja e vendit për mobilizim, nuk është se po mirëpritet shumë. Pikërisht për të zgjeruar targetin e atyre që thirren për luftë, është dërguar në Dumën ruse një propozim për ndryshimin e moshës për rekrutim, nga 18 deri në 27 vjeç që është aktualisht, në 21-30 vjeç.