Trafikimi i emigrantëve duket se është kthyer në një biznes të mirëfilltë fitimprurës në Shqipëri. Në gjithë vendin regjistrohen tentativa të transportit të këtyre shtetasve të paligjshëm me destinacion vendet e BE. Në njërën anë trafikantët e në anën tjetër qëndron policia, e cila po vijon luftën për parandalimin e këtij aktiviteti. Përgjatë dy muajve të fundit janë regjistruar me dhjetra tentativa për trafikim të personave nga lindja e mesme. Qarku që kryeson këtë biznes mbetet Korça, e cila ndiqet më pas nga Kukësi, Tirana, Gjirokastra, Saranda apo dhe Vlora.