Dy partitë më të mëdha në vend, Partia Socialiste dhe Demokratike pritet së shpejti të diskutojnë për rishikimin e Reformës Territoriale, e cila u miratua nga mazhoranca e majtë në vitin 2014. Por, 7 vjet më vonë, ekspertët pretendojnë se rezultatet e kësaj reforme administrativo-territoriale janë nën nivelin e pritshmërive.