Makina e pare turke Togg do të dalë zyrtarisht ne treg në shkurt dhe pritet të jetë tërësisht elektrike. Cmimi fillestar për 3 modelet e prezantuara është rreth 48,500 euro dhe kompania do t’ua shesë direkt klientëve, duke përdorur modelin e shitjeve të Tesla. Kompania fillimisht paraqiti dy modele – një sedan dhe një SUV. SUV elektrik Togg C, është vetura e parë që doli nga fabrika e Gemlikut, e cila ishte hapur javën e kaluar.