Rusia është në procesin e pajisjes së nëndetëseve të saj të reja bërthamore me raketat hipersonike Zircon, tha ndërtuesi më i madh i anijeve në rusi për agjencinë shtetërore të lajmeve RIA. “Nëndetëset bërthamore shumë-përdorimëshe të projektit Yasen-M, do të pajisen me sistemin e raketave Zircon në baza të rregullta”, tha Alexei Rakhmanov, drejtor ekzekutiv në korporatën United Shipbuilding.