Pas takimit të dështuar dhe tejet të tensionuar mes Presidentit amerikan Donald Trump dhe atij ukrainas Volodimir Zelensky, kanë reaguar udhëheqësit europianë. Kryeministri polak dhe ish-Presidenti i Komisionit, Donald Tusk, iu drejtua ukrainasve me një mesazh, duke i siguruar se nuk janë vetëm.