Rusia I ka bërë thirrje Serbisë të mos e pranojë planin e BE për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, I njohur ndryshe si plani franko-gjerman. Edhe pse mes luftës me Ukrainën dhe përballë presionit të paprecedentë ndërkombëtar, kreu i diplomacisë ruse, Sergei Lavrov ka gjetur kohë të reagojë të premten për takimin e fundit mes presidentit Aleksandër Vucic dhe kryeminitrit Albin Kurti. Sipas tij, perëndimi “do të mashtrojë” serbët për çështjen e Asociacionit “siç kishin bërë me rusët në Marrëveshjen e Minskut”.