Rusia testoi të martën një raketë balistike ndërkontinentale "të avancuar", disa javë pasi njoftoi pezullimin e pjesëmarrjes së saj në traktatin e çarmatimit bërthamor me Shtetet e Bashkuara. Një njësi luftarake "lançoi me sukses një raketë balistike ndërkontinentale (ICBM)", tha në një deklaratë Ministria Ruse e Mbrojtjes. “Raketa goditi një objektiv të rremë në poligonin e stërvitjes në Kazakistanit, shtohet në deklaratë, e cila nuk specifikon llojin e raketës balistike ndërkontinentale të përdorur.