Rusia lëshoi katërmbëdhjetë dronë sulmues dhe pesë raketa në Ukrainë gjatë natës, tha më 25 janar forca ajrore e Ukrainës, e cila shtoi se u rrëzuan njëmbëdhjetë prej tyre. Qyteti-port, Odesa, u sulmua dy herë nga dronët rusë gjatë natës, tha guvernatori rajonal Oleh Kiper në Telegram. Rusia shënjestroi gjithashtu Harkivin, qytetin e dytë më të madh të Ukrainës, me pesë raketa të drejtuara kundërajrore S-300, tha mbrojtja ajrore. Kiper tha në Telegram se gjatë sulmit në qytetin-port të Detit të Zi u plagosën dy persona. "Me gjithë punën efektive të mbrojtjes ajrore për të zmbrapsur sulmet e armikut, për fat të keq, një objekt industrial u godit në Odesa dhe ndërtesat e banimit dhe infrastruktura civile u dëmtuan," tha Kiper.