Aleati i Vladimir Putinit, lideri cecen Ramzan Kadyrov, ka kërkuar që ushtria ruse të denazifikojë dhe demilitarizojë edhe Poloninë. Në një postim në rrjetin social Telegram, kadyrov tha se Polonia i kishte ezauruar tani burimet e saj ushtarake ndaj tani pyet veten: Po sikur, pas përfundimit me sukses të operacionit të posacëm ushtarak në ukrainë, rusia të nisë denazifikimin dhe demilitarizimin e një vendi tjetër? Në fund të fundit, pas Ukrainës, Polonia vjen në hartë!