Asambleja e Përgjithshme e OKB-së ka kërkuar sot që Rusia të shpallet përgjegjëse për pushtimin e Ukrainës, duke përfshirë edhe pagesën e dëmeve të shkaktuara si pasojë e bombardimeve e luftimeve. Ajo miratoi një rezolutë që pranon se Rusia është përgjegjëse për pagesën e kompensimit të Ukrainës për shkeljet e ligjit ndërkombëtar në fushatën e saj.