Forcat ukrainase rrëzuan 12 drone kamikaze Shahed dhe një dron të një lloji të panjohur gjatë natës, njoftoi Shtabi I përgjithshëm o Focrave të Armatosura. Në orët e para të 11 shtatorit, Rusia lëshoi 12 drone Shahed nga juglindja në drejtim të rajoneve Zaporizhzhia dhe Dnipropetrovsk, teksa sipas raportit gjithsej 13 dronë u rrëzuan mbi këto rajone. Forcat Ajrore raportuan gjithashtu se raketat anti-radar Kh-31P dhe raketat ajrore Kh-59 u lëshuan nga avionët rusë Su-34/Su-35 mbi rajonin Dnipropetrovsk.