Rusia ka shtuar Norvegjinë në listën e saj të shteteve të huaja që kanë kryer akte armiqësore ndaj misioneve diplomatike ruse, raportuan agjencitë e lajmeve të enjten. Vendet e përfshira në listë janë të detyruara të kufizojnë numrin e stafit lokal që punësojnë në Rusi, me Norvegjinë që nuk mund të mbajë më shumë se 27 prej tyre, tha agjencia shtetërore e lajmeve RIA Novosti. Norvegjia dëboi 15 diplomatë rusë nën akuzat për spiunazh në prill dhe rusia u përgjigj duke urdhëruar largimin e 10 diplomatëve norvegjezë.