Rusia është hakmarrë ndaj SHBA për sanksionet dhe furnizimin me armë të Ukrainën duke i shpallur luftë ekonomike firmave amerikane, të cilave i ka kufizuar tashmë aksesin. E fundit që ka rënë pre e hakmarrjes së presidentit Vladimir Putin është Meta, kompana gjigande e rrjeteve sociale që përfshin Facebopok Instagram dhe Ëhatsapp. Ajo është futur tanimë në listën e organizatave “terroriste dhe ekstremiste” në Rusi. Në fund të muajit mars, Rusia i ka ndaluar Facebook dhe Instagram në territorin e saj për shkak të “aktiviteteve ekstremiste”.