Një avion luftarak rus rrëzoi një dron të Forcave Ajrore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës mbi Detin e Zi të martën, pasi i dëmtoi helikën. Droni Reaper dhe dy avionë rusë Su-27 po fluturonin mbi ujërat ndërkombëtare mbi Detin e Zi të marten, kur një nga avionët rusë fluturoi qëllimisht përpara dhe hodhi karburant mbi dronin pa pilot disa herë, tha një deklaratë, Komanda Evropiane e SHBA-ve.