Ushtria gjermane e konsideron Rusinë si një "rrezik ekzistencial" për vendin dhe Evropën, sipas një raporti të revistës Spiegel që citon një dokument të ri strategjik të Bundesëehr-it. Dokumenti konfidencial paralajmëron se Kremlini po i përshtat strukturat e tij industriale dhe udhëheqëse "në mënyrë specifike për të përmbushur kërkesat për një konflikt në shkallë të gjerë kundër NATO-s deri në fund të kësaj dekade". Rusia po përgatitet në mënyrë të verifikueshme për një konflikt me NATO-n, veçanërisht duke forcuar radhët e ushtrisë në Rusinë perëndimore "në kufijtë me NATO-n", citon raporti dokumentin e strategjisë. Që vitin e ardhshëm, Rusia mund të ketë rreth 1.5 milion ushtarë në detyrë aktive, sipas gazetës.