Një reklamë që ofron një pagesë prej më shumë se 5 mijë dollarësh për t’iu bashkuar ushtrisë ruse, ka nisur të shfaqet në ekranet e përdoruesve të internetit në Kazakistan në mesin e përshkallëzimit të konfliktit ukrainas. Kazakistani, një ish republikë sovjetike që kufizohet me rusinë, mban rreth 3 milionë rusë etnikë dhe tradicionalisht ka qenë një nga aleatët më të ngushtë të rusisë. Qeveria e Astanas sidoqoftë, nuk ka mbështetur atë që Moska e quan një operacion të posacëm ushtarak të saj në Ukrainë, dhe ka bërë apel për paqe.