Moska tha të dielën se ka qëlluar në shenjë paralajmërimi ndaj një anijeje me mallra, që ishte nisur drejt portit ukrainas të Izmailit. Paralajmërimi u bë nga një luftanije e Rusisë. Ministria e Mbrojtjes së Rusisë tha se anija patrulluese Vasily Bykov, pikasi anijen me mallra duke lundruar nën flamurin e Palauit “në rrugë drejt portit ukrainas të Izmailit”.